Sport

The Guardian: 100 futbollistët më të mirë në botë për vitin 2017

Gazeta e përditshme britanike “The Guardian”, e ka publikuar listën me 100 futbollistët më të mirë në botë për vitin 2017.
Për sondazhin e gjashtë vjetor, The Guardian mblodhi panelin më të madh të jurisë deri më tani: 169 anëtarë nga 63 vende të botës, të cilët votuan për futbollistët më të mirë të vitit, transmeton Express.

I udhëhequr nga legjenda braziliane Ronaldo, paneli global i The Guardian me lojtarë, trajnerë, transmetues, reporterë, korrespondentë dhe redaktorë u drejtua nga 27 ish-profesionistë dhe profesionistë aktualë të cilët i kanë fituar 698 ndeshje së bashku.

Përkrahë Ronaldos, ish-lojtarë si Hernan Crespo, Javier Zanetti dhe Jan Aage Fjortoft kanë gjetur kohë për të marrë pjesë në ekipin e jurisë, i cili po ashtu është përbërë nga trajnerë ndërkombëtarë dhe një rrjet i gjerë i talentëve të transmetimit dhe gazetarisë.

Në një votim jashtëzakonisht të ngushtë, Messi ia doli ta mposhtë rivalin e tij të madh Ronaldon, për të përfunduar në vendin e parë në listën 100 futbollistëve më të mirë në botë.

Top dhjetëshen e përmbyllin Neymar, Kevin De Bryune, Harry Kane, Luka Modric, Robert Lewandokwsi, Kylian Mbappe, Toni Kross dhe Eden Hazard.

Listën e plotë mund ta shihni më poshtë: /Express/

the authorE B