Philippe Coutinho ka refuzuar transferimin në Paris Saint-Germain
Pas Neymarit dhe Kylian Mbappes, Paris Saint-Germain po synon që në Paris ta sjell edhe yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.
Por, sipas të përditshmes sportive katallane, Sport, Coutinho ka refuzuar mundësinë për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain në janar, përcjell Express.
Përfaqësuesit e Brazilit, të hënën, janë takuare në Londër me drejtorin sportiv të PSG-së, Antero Henrique, për të diskutuar mbi një transferim të mundshëm.
Por, zemra e Coutinho mbetet e vendosur që të bashkohet me Barcelonën. Madje, braziliani është i gatshëm të presë deri në verë për të kaluar në Camp Nou. /Express/