Sport

Gjashtë lojtarë do t’i thonë lamtumirë Barcelonës në janar

Turan do të marrë disa shokë me vete në janar, kur të largohet nga Barcelona.

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalunase, Barcelona do t’i largojë disa lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit, teksa edhe do të afrojë, transmeton Gazeta Express.

Përveç Arda Turan, nga Barça pritet të largohen edhe Aleix Vidal, Andre Gomes, Denis Suarez, Gerard Deulofeu, dhe Paco Alcacer.

Sport raporton se pas këtyre largimeve, do të afrohen së paku dy lojtarë, Coutinho dhe Ozil janë emrat më të përfolur këto ditë. /Gazeta Express/

the authorE B