Trajneri Massimiliano Allegri nuk pritet të ketë në dispozicion Juan Cuadradon për ndeshjen ndaj Lazios
Anësori kolumbian, Juan Cadrado ka pësuar një lëndim dhe është në dyshim për Superkupën e Italisë ndaj Lazios.
Sipas Sky Sport Italia, kolumbiani u lëndua në stërvitjet e sotme dhe është në dyshim për ndeshjen e parë të sezonit.
Lajm i mirë është se në stërvitje është kthyer Marko Pjaca, por që nuk do të luaj as ky ndaj Lazio. /Express/