Ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Chelseat, Samuel Eto’o, është transferuar te klubi turk, Konyaspor.
Sulmuesi i Kamerunit, 36-vjeçar, i është bashkuar Konyasporit si lojtar i lirë nga klubit tjetër turk, Antalyaspor, transmeton Express.
Ai ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje dy vjet e gjysmë, me opsion për edhe një vit tjetër me Konyasporin.
Konyaspori do ta prezantojë atë sot në ora 15:00. /Express/