Prishtina ka njoftuar se ka transferuar nga Partizani i Tiranës dy lojtarët kosovarë: Mentor Mazrekajn dhe Labinot Ibrahimin. Të dy lojtarët kanë qenë pjesë të bardh e kaltërve edhe më herët, shkruan Express.
“Mentor Mazrekaj e Labinot Ibrahimi rikthehen në Prishtinë nga Partizani i Tiranës.Marrëveshja është arritur ndërmjet dy presidenteve të Prishtinës dhe Partizanit, Remzi Ejupi dhe Gazmend Demi në një darkë të përbashkët e po ashtu edhe me pëlqimin e vetë futbollistëve”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Express/