Sport

Zyrtare: Nuri Sahin nënshkruan kontratë të re me Dortmundin (Foto)

Borussia Dortmund dhe mesfushori Nuri Sahin kanë rënë dakord për një zgjatje të kontratës deri në qershor të vitit 2019, transmeton IndeksOnline

Joachim Watzke është shprehur tejet i lumtur që futbollisti turk ka vazhduar me fanellën e verdhë.

“Ne jemi shumë të kënaqur që Nuri qëndron me ne. Ai është një fëmijë i rajonit, një djalë vërtet i mirë dhe i rrënjosur thellë në klub”, ka thënë Joachi.

28-vjeçari që ka nënshtetësi gjermane iu bashkua klubit në verën e vitit 2001 në moshën 16 vjet. Që nga debutimi i tij që bëri në vitin 2005, Nuri ka zhvilluar afro 205 paraqitje duke shënuar në total 19 gola./IndeksOnline/

the authorE B