Sport

Zyrtare: Nagatomo në Galatasaray

Klubi turk Galatasaray ka njoftuar se do ta huazojë mbrojtësin e majtë të Interit, Yuto Nagatomon.
Mbrojtësi japonez, Yuto Nagatomo do të largohet nga Inter pas plot tetë viteve, për të kaluar në Turqi te skuadra e Galatasaray, transmeton Express.

Nagatomo do të huazohet për pjesën e mbetur të sezonit me mundësi blerje.

Fillimisht Galatasaray do të paguajë 1 milion euro për huazimin e tij dhe 6-7 milionë euro nëse vendos ta mbajë.

Japonezi me Interin ka 200 paraqitje në të gjitha garat, por këtë sezon ka startuar në vetëm nëntë ndeshje. /Express/

the authorE B