Sulmuesi spanjoll Fernando Torres ka konfirmuar se do t’i bashkohet Sagan Tosu.
Ish-ylli i Liverpoolit, Chelseat dhe Atletico Madridit, u largua nga Atletico në fund të sezonit 2017/18, pas kthimit emocional në klubin e fëmijërisë, transmeton Gazeta Express.
Torres ka qenë në bisedime me Sagan Tosu që prej fillimit të këtij muaji, edhe pse thuhej se bisedimet kishin dështuar. Megjithatë, ai gjeti gjuhë të përbashkët me klubin japonez për ta vulosur transferimin në ligën japoneze.
Sagan Tosu momentalisht renditet e 17-ta në J-League, në vendin e parafundit, pasi i ka fituar vetëm tri nga 15 ndeshje deri tani këtë sezon.
Torres i shënoi 10 gola në sezonin e tij të fundit në Atletico. /Express/
/
Bienvenido a sagantosu 👏
\Fernando José Torres Sanz 🔴⚪Ha decidido incorporarse con nuestro equipo 🔵⚽#sagantosu #elnino #fernandotorres #torres
🇪🇸🔜🇯🇵 pic.twitter.com/cLI9tc5UUq— サガン鳥栖公式 (@saganofficial17) July 10, 2018