Simon Kjaer ka kompletuar transferimin e tij nga Fenerbahce në Sevilla
Mbrojtësi danez, Simon Kjaer është transferuar të skuadra e Sevillas, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga të dy skuadrat, Sevilla dhe Fenerbahce.
“Sevilla dhe Fenerbahce kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Simon Kjaer. Lojtari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare”, thuhet në njoftimin e skuadrës spanjolle.
Kjaer kërkohej edhe nga Milan dhe Inter, por në fund zgjodhi të luajë në La Liga. /Express/