Edhe zyrtarisht LeBron James është basketbollisti më i ri i Los Angeles Lakers.
James ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Lakers nga e cila do të përfitojë 154 milionë dollarë, teksa edhe ka pozuar edhe fanellën e tij të re, transmeton Gazeta Express.
Ai e ka zgjedhur fanellën me numrin 23, të preferuarin i tij.
Presidenti i skuadrës së dytë më të titulluar në NBA me 16 tituj kampionë, Magic Johnson, e ka cilësuar si një hap të madh për skuadrën afrimin e James.
Sipas tij, LeBron është aktualisht basketbollisti më i mirë në qarkullim. /Express/
The King has arrived 👑#LakeShow + @KingJames
🔗: https://t.co/UNEqg5pveF pic.twitter.com/jWNiqoTBeW
— Los Angeles Lakers (@Lakers) July 10, 2018