Sport

Zyrtare: Candreva vendos për të ardhmen

Antonio Candreva nuk do të largohet nga Interi
Antonio Conte, trajneri i Chelseas, ka marrë një lajm të keq nga Italia. Menaxheri i Antonio Candrevas, Federico Pastorello, ka zbuluar se reprezentuesi i Italisë nuk do të largohet nga Interi.

“Candreva beson se do të qëndrojë në Inter” ka deklaruar Pastorello për mediat italiane, përcjell Express.

“Dëshira e Candrevas është të vazhdojmë në Inter. Po ashtu, edhe klubi dhe trajneri Luciano Spalletti dëshirojnë që ai të mbetet”, ka theksuar Pastorello. /Express/

the authorE B