Burak Yılmaz është rikthyer në Trabzonspor
Skuadra turke, Trabzonspor ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me klubin kinez, Beijing Guoan, për transferimin e yllit të Turqisë, Burak Yılmaz.
Ky i fundit ka qenë pjesë e Trabzonsport nga viti 2010 deri më 2012. Yılmaz gjatë karrierës ka veshur edhe fanellën e skuadrave të mëdha turke si: Galatasaray, Fenerbahce dhe Besitas. /Express/