Sport

Zyrtare: Arsenali e transferon Stephan Lichtsteinerin

Arsenali edhe zyrtarisht e ka transferuar mbrojtësin e djathtë Stephan Lichtsteiner nga Juventusi si lojtar të lirë.
Mbrojtësit zviceran do t’i skadonte kontrata me kampionin e Serisë A italiane në fund të këtij muaji dhe ai sot e ka kompletuar transferimin te Arsenali, transmeton Gazeta Express.

Lichtsteiner do ta bartë fanellën me numrin 12 në Arsenal.

Mbrojtësi zviceran ka thënë se dëshiron të bëjë gjëra të mëdha me klubin nga Londra.

Ai është bërë blerja e parë e trajnerit të ri të Arsenalit, Unai Emery. /Gazeta Express/

the authorE B