Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është treguar shumë i matur para ndeshjes së kthimit ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.
Zindien Zidane, trajneri i Real Madridit, nuk mendon se Los Blancos e ka të sigurt finalen e Ligës së Kampionëve edhe pse ndeshjen e parë ka fituar me rezultat 3:0
“Ne jemi një hap larg finales, por ne nuk kemi fituar ende asgjë. Ne duhet të bëjmë një lojë të madhe përsëri”, ka deklaruar Zidane.
“Në futboll kur nuk i dihet, ndeshja do të filloj 0:0 dhe ne do të mundohemi që ta fitojmë ndeshjen. Ne do të japim maksimumin për fitore”, ka theksuar ai.
Ndeshja mes Alteticos dhe Realit do të luhet nesër në Vicente Calderon nga ora 20:45. Los Blancos është në prag të finales pasi ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 3:0. /Express/