Një raport që thoshte se ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka kontaktuar Mourinhon për ta pyetur për pozitën e tij ka marrë një përgjigje interesante nga menaxheri i United
Jose Mourinho ka refuzuar që të komentojë për raportet se Zinedine Zidane e ka kontaktuar atë për punën si trajner i Manchester United.
Një gazetë britanike kishte shkruar se Zidane e kishte telefonuar Mourinhon për të qartësuar lajm se ai është rrugës për ta marrë në udhëheqje skuadrën nga Old Trafford.
Mourinho është në një presion të madh pas humbjes 3-1 kundër West Hamit të shtunën që do të thotë se United ka pasur startin më të keq në Premier Ligë këtë sezon.
Zidane, i ncili ka fituar tri herë radhazi titullin e Ligës së Kampionëve me Real Madridin para se të dorëhiqet, është i favorizuari për ta pasuar Mourinhon.
Por, portugezi nuk e ka konfirmuar apo mohuar se Zidane është në kontakt me të për punën në United.
“Pyetni atë djalin që qëndron pas kësaj, ai që e ka shkruar. Pyetni atë”, ka thënë Mourinho në konferencën për shtyp të hënën, duke bërë me shenjë të gazetari specifik. “Në vend që të me pyesni mua, pyetni atë. Ai e ka shkruar, duhet ta pyesni atë”.
Mourinho, po ashtu ka refuzuar që të përgjigjet se a ka folur apo jo me nënpresidentin ekzekutiv të United, Ed Woodward për pozitën e tij.
“Kjo është një çështje private”, është përgjigjur Mourinho. “Nuk jam duke ju pyetur se me kënd keni folur këtë mëngjes apo për telefonatën e fundit. Nuk do të ju përgjigjëm. Është një çështje private”.
Mourinho po ashtu është pyetur nëse ai frikësohet që të shkarkohet, por ai e ka kthyer: “Jo, nuk e besojë këtë”. /GazetaExpress/