Mercedes ka shtuar një edicion të ri të quajtur Grand Edition në rangun e saj të SUV, GLS, i cili tashmë mund të porositet.
GLS Grand Edition do të prezantohet në mars të 2018-ës dhe do të ofrohet në GSL 350d, 400 dhe 500, transmeton koha.net.
Blerësit e Grand Edition do të mund të zgjedhin interierin, eksterierin apo të dyja.
Modeli GLS 350d Grand Edition çmimin fillestar do ta ketë rreth 80 mijë euro.