Sport

Zabaleta zbulon sekretet e Messit

Lionel Messi mund të bëjë gjithçka në fushën e blertë, falë Pablo Zabaletas ne mund t’i dimë disa nga sekretet e Messit të jetës së tij private.
Ish-bashkëlojtari i tij në Argjentinë tregoi disa gjëra që kapiteni aktual i ‘Albicelestev’ nuk mund t’i bëjë, transmeton Gazeta Express.

“Ai nuk dinë të gatuaj, ai nuk e din se ku është kuzhina e tij”, Zabaleta qeshi, në një intervistë të dhënë për BBC.

“Vallëzimi? Ne dolëm jashtë disa herë por ai nuk dinte të vallëzonte mirë kështu që u ulëm për të pirë”.

“Unë kam qenë gjithmonë më i mirë se ai në Playstation, ai merrte Chelsean shumicën e rasteve”. /Gazeta Express/

the authorE B