Sport

Ylli i Valencias nënshkruan kontratë të re

Rodrigo, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në fillimin e bujshëm të Valencias në La Liga këtë sezon, e ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate me skuadrën.

Rodrigo, emri i plotë i të cilit është, Rodrigo Moreno Machado, ka nënshkruar kontratë që e mban atë në Valencia deri më 2022, transmeton Express.

Sulmuesi 26-vjeçar është në formë shumë të mirë këtë sezon, duke shënuar tetë gola në 13 ndeshje në të gjitha garat, formë që po ashtu ia ka siguruar edhe grumbullimin me kombëtaren e Spanjës.

“Ende nuk ka ardhur më e mira”, ka thënë Rodrigo për ueb-sajtin e Valencias. /Express/

the authorE B