Sport

Ylli i Barcelonës dëshiron të kthehet në Itali

Anësori i Barcelonës, Gerard Deulofeu, është duke kërkuar të kthehet të Milani gjatë këtij muaji, raportojnë mediat italiane.
Sipas Corriere della Sera, Deulofeu është në kontakt të vazhdueshëm me bashkëlojtarët e vjetër të cilëve ua ka shprehur dëshirën për të luajtur për Milanin përsëri, transmeton Express.

Megjithatë, gazeta italiane paralajmëron se çmimi prej 20 milionë euro që e kërkon Barcelona është i tepërt për gjigantin italian, i cili përballet me konkurrencë nga Interi, Napoli dhe Roma për spanjollin.

Deulofeu i shënoi katër gola dhe dhuroi katër asiste në gjashtë muajt e tij në Milan vitin e kaluar, para se të kthehej te Barcelona. /Express/

the authorE B