Sport

Ylli anglez iu nënshtrohet sot testeve mjekësore në Chelsea

Mesfushori i Evertonit, Ross Barkley, pritet t’i kryejë sot testet mjekësore në Chelsea, e më pas ta kompletojë transferimin në “Stamford Birdge” për afro 17 milionë euro.

Barkley e refuzoi kalimin te Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, transmeton Express.

Por, negociatat mes klubeve rinisen me rihapjen e afatit kalimtar më 1 janar, raporton BBC.

Anglezi e refuzoi kontratën e re me Evertonin dhe kontrata aktuale i skadon në fund të këtij sezoni, duke hapur rrugë për marrëveshjen e re me Chelsean për çmim të përgjysmuar. /Express/

the authorE B