Futbollistët më të mirë të xhiros së 29-të në kampionatin anglez.
Përkundër disfatës së Arsenalit nga West Brom, Granit Xhaka ishte lojtari më i mirë i ‘Topçinjve’ dhe pas kësaj paraqitje ai ka fituar një vend në formacionin më të mirë të javës të përzgjedhur nga Goal.
Ndeshja kryesore e xhiros u zhvillua në Etihad Stadium aty ku Manchester City dhe Liverpooli barazuan 1:1.
Fitoi sërish Chelsea që si mysafir ka mposhtur Stoke Cityn 2:1. Me fitore këtë javë e kanë përfunduar edhe Tottenham e Manchester United.