Wolfsburg dëshiron ta blej Anthony Martialin nga Manchester United.
Sipas të përditshmes sportive gjermane, Kicker, Wolfsburg ka kërkuar nga Manchester Unitedin që ta blejë Anthony Martialin.
Fillimisht klubi gjerman kishte kërkuar huazimin e reprezentuesit francez, por ‘Djajtë e Kuq’ e kishin refuzuar ofertën, përcjell Express.
Por, sipas Kicker, gjasat janë shumë të vogla që Jose Murinho ta shes Martialin, i cili kërkohet edhe nga Interi. /Express/