Ky mund të jetë sezoni i fundit i Arsene Wengerit në Arsenal. Epoka e trajnerit francez tek klubi anglez mund të marrë fund gjatë verës.
Sipas medieve britanike, ndarja eventuale do t’i bënte të gjitha palët të kënaqura, raporton zeri.info.
Prandaj, Paris Saint-Germaini dëshiron të përfitojë nga ky rast dhe po mendon t’i hapë kontaktet me trajnerin aktual të “Gunners”, të cilit i skadon kontrata me “Topçinjtë” në fund të këtij sezoni, shkruan “Canal+”.
Kampioni i Ligue 1 e ka përgatitur ofertën për francezin dhe është i gatshëm të shpenzojë para të majme për t’i transferuar lojtarët që i kërkon Wenger për t’i arritur objektivat e klubit.
Ndërkohë, tabloidi britanik “Express” shkruan se Arsenali mund ta mbajë Wengerin si drejtor të klubit, ndërsa rolin e trajnerit mund ta marrë golashënuesi më i mirë në histori të klubit, Thierry Henry.