Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, me çdo kusht dëshiron që prapa vetes ta lë Dieselgaten dhe pasojat e tij të mëdha.
Volkswagen ka vendosur që forcën e saj kryesore ta drejtojë ka gama elektrike, transmeton Koha.net. Kështu, në vend të dy modeleve tashmë paralajmëruara nga kompania, ajo do të lansojë pesë modele të reja elektrike.
Sipas informacioneve të fundit, këto pesë modelet e reja elektrike të Volkswagenit do të vijnë në vitin 2020, kur në rrugë do të arrijë modeli i bazuar në konceptin I.D. Crooz. (Për më shumë detaje rreth konceptit revolucionar I.D., mund të lexoni KËTU)
Pas tij, do të vijë një tjetër model i ngjashëm i cili pritet të vijë me kapacitet prej 306 kuajfuqi, sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, performancën sportive, si dhe, sigurisht, me çmim dukshëm më të lartë.
Gjithashtu, gjiganti gjerman është duke bërë gati edhe I.D. Aero dhe I.D. Lounge, modelet të cilat do të plotësojnë ofertën e Coupes dhe MPV-së, dhe do të synojnë kryesisht tregun japonez dhe amerikan.
Modeli i pestë dhe i fundit, është I.D. Buzz i cili do të vijë me dizajn retro. Ky furgon, i cili shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë do të arrijë për rreth 5 sekondave, nuk shihet shpesh dhe mbetet të shihet se cilin treg do ta synojë.