Tech

Volkswagen prodhon automjetin e 150 miliontë (Foto/Video)

Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, ka prodhuar automjetin e 150 miliontë.

Automjeti i 150 miliontë është vetura Golf GTE me eksterier ngjyrë të kaltër dhe me sistemin hibrid të tërheqjes, transmeton Koha.net.

Golf GTE është prodhuar në fabrikën e Volkswagenit në Wolfsburg, Gjermani, ndërsa procesin e prodhimit mund ta shikoni në videon më poshtë.

Volkswagen për momentin prodhon automjete në 60 fabrika në 14 shtetet e ndryshme dhe nga 150 milionë automjetet të prodhuara, mbi 44 milionë janë prodhuar në Wolfsburg.

the authorE B