Në më pak se 5 muaj, në vjeshtën e këtij viti në Frankfurt Motor Show do të prezantohet gjenerata e re e Volkswagen Polo 2018.
Nuk është ende e qartë se si do të duket ky model përveç një prototipi që më herët është parë në Afrikën e Jugut, transmeton Express. Por artisti Kleber Silva ka ardhur me një propozim interesant për dukjen e modelit të ri Polo.
Ai ka dizajnuar modelin e ri të Polo duke u inspiruar nga pasardhësi i VW Passat CC, modeli Arteon. Ky dizajn i jep një pamje të bukur dhe dinamike me shumë krom dhe drita LED.
Polo e re do të bazohet në platformën e VW Group MQB-A0 e cila platformë përdoret në modelin Seat Ibiza. Motori 1.5-litër TSI me benzinë do të zëvendësojë motorin e tanishëm 1.4-litër TSI si dhe pritet të vijë një version i përmirësuar i motorit me naftë 1.6-litër TDI.