Tech

Virusi Snake përhapet në MacOS

Malware i njohur me emërtimin e Snake, i cili me vite ekziston në sistemin operativ Windows, tash ka nisur të paraqitet edhe në MacOS.

Ai përfshin instalimin e rrejshëm Adobe Flash Player, i cili mund të kalojë nëpër funksionin MacOS Gatekeeper. Kur të gjendet në sistem, malware mund të implementojë backdoor në sistemin e dosjeve, me çka hakerëve iu mundësohet qasja në dosjet e mbrojtura, transmeton KosovaPress.

Snake mashtron Gatekeeper duke përdorur certifikatën valide të zhvilluesve. Zakonisht, vetëm aplikacionet legjitime mund të kenë certifikata Gatekeeper. Malware, sipas të gjithave, synon kompanitë e mëdha, agjencitë qeveritare dhe institucionet ushtarake.

Sugjerohet se ky kërcënim për sigurinë vjen nga ana e hakerëve me bazë në Rusi.

Kompania Apple pritet që këtij rreziku t’i kundërpërgjigjet në atë mënyrë që nuk do të pranojë më certifikata të zhvilluesve, të cilat mund të jenë me këtë lloj virusi. Kjo pritet të kufizojë përhapjen e tij në MacOS dhe Gatekeeper do ta njohë si softuer të rrezikshëm.

the authorE B