Sport

Vijnë oferta nga Kina për Iniestan

Klubi kinez Shanghai Shenhua e ka bërë një ofertë befasuese për ta blerë kapitenin e Barcelonës, Andres Iniestan, sipas TransferMarketWeb.

Kryetari i klubit të Superligës kineze, Wu Xiaohui, e ka shikuar ndeshjen derbi mes Barcelonës dhe Espanyolit, ku e ka parë nga afër spanjollin, transmeton Express.

Megjithatë, Barcelona nuk ka asnjë plan për ta shitur Iniesta.

Edhe vetë 33-vjeçari ka thënë së fundmi në një intervistë se ardhja e Philippe Coutinhos nuk do ta bëjë atë të largohet nga “Camp Nou”. /Express/

the authorE B