Veturat me motorë dizel kanë qenë vazhdimisht në rënie në tregjet botërore, që nga skandali i Grupit Volkswagen.
Sipas të dhënave nga “ACEA”, shitjet e modeleve të reja me benzinë kanë shijuar rritje në gjysmën e parë të vitit 2017 në Evropë, ndërsa modelet me dizel kanë pësuar rënie.
Modelet me benzinë përfshijnë 48.5 për qind të shtrirjes totale të shitjeve në gjysmën e parë të vitit, në krahasim me 45.8 sa zinte kjo shpërndarje vitin e shkuar.
Për dallim nga kjo, modelet me dizel përjetuan rënie nga 50.2 për qind në 46.3 për qind.
Kjo është hera e parë që modelet me benzinë kalojnë shitjen e modeleve me dizel në Evropë që nga viti 2009.