Një veturë e re elektrike u shkatërrua plotësisht këtë mëngjes, pas një defekti elektrik që bëri që vetura të merrte flakë.
Vetura elektrike e llojit ‘Smart’ për 2 persona, u la duke u mbushur në rrymë gjatë natës jashtë një zyre në Wickford, Angli.
Dy ekipe zjarrfikësish erdhën në vendngjarje për të shuar zjarrin, i cili arriti një temperaturë prej 300 gradë C në orët e hershme të mëngjesit, transmeton Gazeta Express.
Fotografitë e veturës, që ka një bateri 17.6kWh, shfaqin trupin e saj tërësisht të shkrumbuar dhe mbetjet e shkrira të baterisë së saj prej litiumi.