Rajon & Botë

Vetëm edhe 300 militantë të ISIS-it mbesin në Mosul

Rreth 300 luftëtarë të Shtetit Islamik kanë mbetur në një pjesë të vogël të territorit që ende kontrollohet nga ky grup terrorist në Qytetin e Vjetër të Mosulit, ka thënë sot një komandant i lartë i Irakut.

Gjenerali Sami al-Aridi nga Forcat Speciale të Irakut ka thënë për AP-në se ISIS tani ka nën kontroll një territor prej 500 metra katror. Një numër i madh i civilëve besohet se janë të ngujuar në enklavën e kontrolluar nga ISIS-i, transmeton Express.

forcat irakiane së pari e rrethuan Qytetin e Vjetër para se t’i nisnin sulmet në mënyrë që t’i parandalonin luftëtarët e ISIS-it nga ikja në Sirinë fqinje, por al-Aridi ka thënë se qindra militantë ia kanë dalë të arratiseshin vetëm nga Qyteti i Vjetër.

“Ata po i rruajnë mjekrat dhe po ikin,” ka thënë ai.

Ai ka treguar se dje i kanë kapur dy militantë në mesin e grave dhe fëmijëve./Express/

the authorE B