Sport

Verratti: Nuk largohem nga PSG

Mesfushori italian nuk do të largohet nga skuadra franceze.

Marco Verratti do të luajë me Paris Saint-Germain të paktën edhe për një sezon.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti, i cili ka pranuar se ka pasur kontakte me Barcelonën, por asgjë më shumë dhe se tani është i koncentruar vetëm te PSG, transmeton KosovaPress.

“Barcelona? Ka pasur diçka, por jo shumë serioze. Nuk kemi pasur negociata të tjera”, ka theksuar Verratti për Sky Sport Italia

I pyetur nëse ardhja e Neymar i ka ndryshuar mendje për të qëndruar, Verratti është përgjigjur: “Kam vendosur të qëndroja këtu edhe para se të vinte Neymar. Nuk e kam imagjinuar ardhjen e tij në Paris”, ka thënë ai.

the authorE B