Mediat italiane raportojnë se Mino Raiola i ka kërkuar Milanit ta anulojë rinovimin e kontratës të nënshkruar gjatë verës nga Gianluigi Donnarumma.
Sipas Corriere dello Sport, agjenti Raiola ka kërkuar anulimin në baza të “abuzimit moral” ndaj Donnarummës, transmeton Express.
Gazeta italiane shpjegon se portieri adoleshent madje i ka shkruar letër drejtuesve të Milanit, duke pohuar se është bërë subjekt i presionin psikologjik.
Donnarumma pati njoftuar përmes Raiolës se nuk do ta nënshkruante rinovimin e kontratës me “Kuq e zinjtë”, por më pas u kthye dhe nënshkroi atë në fund.
Paris Saint-Germain dhe Real Madridi janë të interesuara për talentin italian. /Express/