Sport

Van Gaal këshillon Barcelonën ta transferojë lojtarin e Man United

Louis Van Gaal në rolin e këshilltarit, këshillon Barcelonën ta transferojë Blindin.

Ish-trajneri i Manchester United, Ajaxit e Barcelonës, Louis Van Gaal, ka këshilluar blaugranat të blejnë mbrojtësin e “Djajve të Kuq”, Daley Blind.

66-vjeçari deklaroi se Blind mund të përshtatet shumë mirë me nivelin dhe në stilin e katalanasve.

Holandezi theksoi se 27-vjeçari është një futbollist që ndërton dhe për më tepër është i aftë të sulmojë nga krahu i majtë.

Sipas tij, Blind do të ishte perfekt për Barcelonën dhe kampionatin spanjoll.

Blind u transferua te Manchester United në vitin 2014 nga Ajaxi ku deri më tani ka bërë 137 paraqitje me “Djajtë e Kuq” dhe ka shënuar gjashtë gola.

Ai po vuan nën urdhëratë e Jose Mourinhos këtë edicion, i cili ka bërë vetëm katër paraqitje në Premierligë dhe për këtë edhe duke e konsideruar largimin nga klubi nga Old Trafford. /Gazeta Express/

the authorE B