Twitter e ka ndaluar reklamimin në dy mediat e njohura, Russia Today dhe Sputnik. Arsyeja e këtij vendimi është pasi që sipas kompanisë këto media kanë tentuar të interferojnë zgjedhjet në Amerikë.
Twitter njofton se vendimi është marrë pas bashkëpunimit me omunitetin Amerikan të inteligjencës dhe u arrit në konkluzionin se RT dhe Sputnik janë përpjekur të ndikojnë zgjedhjet presidenciale me urdhër të qeverisë Ruse. /Indeksonline/