Raportohet se skuadra italiane AC Milan do ta humbasë mbrojtësin Leonardo Bonucci në janar, gjashtë muaji pasi që e bleu nga Juventusi, për shkak të telasheve financiare.
Fichajes.net dhe OKDiario raportojnë se situata e ndërlikuar financiare e Milanit e bën të mundshëm largimin e Bonuccit nga skuadra dhe se Milan do të bëjë gjithçka për ta larguar nga klubi nëse Real Madridi shfaqet me një ofertë serioze, transmeton Express.
“Los Blancos” janë të intriguar nga përvoja e madhe, si dhe aftësitë teknike dhe fizike të lojtarit. Një aspekt tjetër që e bën të mundshëm kalimin e tij te gjiganti spanjoll është fakti se Bonucci mund të luajë në Ligë të Kampionëve.
Megjithatë, Milan ka paralajmëruar se kalimi i tij në “Santiago Bernabeu” nuk është i thjeshtë dhe lirë, pasi italianët nuk e shesin atë për asnjë cent nën 40 milionë euro, çmim me të cilin edhe e blenë nga Juventusi verën e kaluar. /Express/