Sport

Trajneri i ri i Barcelonës i dëshiron dy yjet e Premierligës (Foto)

Ernesto Valverde dëshiron të përforcojë skuadrën për edicionin e ardhshëm.

Barcelona të hënën do të zyrtarizojë trajnerin e ri, i cili do të jetë trajneri spanjoll i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde.

Spanjolli menjëherë ka kërkuar që të përforcojë skuadrën, pasi mendon kështu Barcelona mund të kthehet sërish për të dominuar futbollin spanjoll dhe evropian.

Dëshira e tij e parë është mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Hector Bellerin, pasi beson se Sergi Roberto nuk është i mirë i mjaftueshëm për atë pozitë.

Dëshira e tij e dytë është ylli i Liverpoolit, Philipe Coutinho, i cili do të mund të zëvendësonte Andres Iniestan, shkruan Marca. /Express/

the authorE B