Sport

Trajneri i Spanjës sapo mori një vendim që e çmendi Ramosin

Tekniku i Kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui ka vendosur që Sergio Ramos të mos jetë më gjuajtësi i penalltive.

Gazeta “AS” ka raportuar se këtë rol tashmë Lopetegui ia ka besuar mesfushorti të Mannchester City-t, David Silva-s.

Gjatë Botërorëve të kaluar kemi parë disa herë që 11-metërshat janë shumë të rëndësishëm dhe mund të vendosin gjithçka mbi fatin e skuadrës, ky është edhe motivi që trajneri i Spanjës i i ka besuar këtë rol David Silvas duke qënë se i është dukur më i saktë në ekzekutimin e penalltive.

Kujtojmë që Ramos nuk është zgjidhja e parë as nga trajneri Zidane, tek Real Madrid penalltitë i gjuan ylli portugez Cristiano Ronaldo.

the authorE B