Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) sot ka filluar kursi për trajnimin e trajnerëve të Federatës së Boksit të Kosovës. Eksperti ndërkombëtar nga Bullgaria, njëherësh ligjërues në këtë trajnim, Mihail Takov, ka thënë për KosovaPress, se aftësimi i trajnerëve kosovarë ka rëndësi të madhe për boksin e Kosovës.
Sipas tij, trajnerët të cilët nuk e kanë ndjekur këtë kurs, nuk kanë të drejtë të jenë as në këndin e boksierit të vet. Ai tha se ndihet shumë i kënaqur me angazhimin e Federatës së Boksit dhe Komitetit Olimpik për t’i mundësuar një shteti të ri si Kosova të ketë sa më shumë trajnerë të licencuar në Federatën Botërore me një yll.