Tech

Toshiba e paditë këtë kompani, kërkon 1 miliard

Kompania japoneze Toshiba paditi ditën e Mërkure në gjykatë kompaninë Amerikane Western Digital.

Gjigandi Japonez kërkon 1.07 miliard dollar dëmshpërblim me arsyetimin se Western Digital po interferon në shitjen e biznesit të çipeve të memories së kompanisë.

Toshiba gjithashtu tha se ka vendosur të bllokojë aksesin e punonjësve të kompanisë në informacionin e Toshiba.

Kjo përplasje vjen pas disa muajsh përpjekje nga Western Digital për të blerë biznesin në shitje të çipeve të Toshiba. Western Digital akuzon Toshiban për favorizim të rivalëve të Broadcom në këtë marrëveshje.

Sakaq Toshiba kërkon shitjen e biznesit të çipeve të memories për të kompensuar humbjet kolosale në Shtetet e Bashkuara me biznesin nuklear.

the authorE B