Dy prej talentëve më të mirë që i ka parë bota e futbollit ndonjëherë e kanë kaluar dekadën e fundit duke e luftuar një betejë të jashtëzakonshme për mbizotërim global, me 10 Topa të Artë dhe rekorde tjera të panumërta të ndara mes vete.
Debati se cili prej tyre është më i miri vazhdon edhe më tutje, me ish-sulmuesin e Manchester United, Manchester City dhe Juventus, Carlos Tevezin, që e ka dhënë mendimin e tij në të, transmeton Express.
Megjithatë, ai nuk ka dyshime se kë ta zgjedhë, duke thënë se bashkëkombësi i tij, Lionel Messi, është në gjendje t’i bëjë gjërat e jashtëzakonshme të duken normale.
“Cristiano dallon krejtësisht nga Messi” ka thënë Tevez për ESPN Argentina.
“Kur Leo nisi futbollin, nuk shkoi në palestër. Por, Cristiano shkonte në mëngjes, pasdite dhe mbrëmje, tërë kohën. Cristianos i është dashur të punojë fort për ta përgatitur vetën për t’u bërë më i miri, derisa për Leon gjithçka rrodhi normal. Messi luaj tjetër sport”, ka thënë Tevez. /Express/