Sport

Të hënën vendoset gjithçka për Dzeko-Chelsea

Saga Edin Dzeko pritet të marrë fund në një mënyrë apo tjetrën ditën e hënë.

Ndërkohë, Emseron Palmieri është shumë pranë kalimin tek te “Kaltrit”, transmeton Express.

Negociatat mes dy klubeve kanë zvarritur tash e një javë dhe janë dukur se po shkojnë drejt përfundimit. Derisa dje ka pasur pesimizëm në Angli për një marrëveshje të mundshme për Dzekon, Sky Sport Italia raportoi papritmas mbrëmë se është arritur përparim i madh në bisedime.

Besohet se Roma është duke kërkuar pak më shumë se çmimi i kombinuar prej 56 milionë euro për dyshen – me Chelsean që deri tani ka ofruar 30 milionë euro për Dzekon dhe 20 milionë euro fiks plus 6 tjera bonuse për mbrojtësin e majtë, Emerson Palmieri.

Ndryshimi i madh është se Chelsea tani është i gatshëm t’ia plotësojë Dzekos kërkesat personale, përfshirë edhe një kontratë deri në qershor të 2020-s me një pagë të rritur. /Express/

the authorE B