Tech

Tashmë iPhone mund t’ju përgatisë edhe kafen, ja shpikja e radhës (Foto)

“Mungonte vetëm që ky lloj telefoni të bënte kafe”. Mendoni se është shaka? Jo më, sepse që prej pak ditësh është publikuar një mbrojtëse e thjeshtë e telefonit iPhone e cila do të bëjë me të vërtetë kafe.

Mbrojtësja më fjalë quhet “Mokase” dhe është shpikur nga një kompani italiane. Procesi për përgatitjen e kafes sipas sajtit “Libero”, është i thjeshtë. Mjafton që brenda hapësirës bosh të mbrojtëses (ose mbajtëses) së telefonit të futet kapsula me kafe dhe sheqer dhe më pas shkohet tek aplikacioni ku i jep ok procesit. Brenda një kohe të shkurtër një kupëe vogël kafeje e nxehtë do të jetë gati.

Në Facebook është një faqe me emrin e kësaj mbrojtëse ku mund të zbuloni më shumë detaje.

Ajo do të kushtojë 63 dollarë, dhe është akoma një projekt pilot. /albeu.com/

the authorE B