Facebook ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje me disa kompani të shitjes së makinave për ta bërë më të lehtë blerjen dhe shitjen e automjeteve.
Kjo do të bëhet në platformën e Facebookut, “Marketplace”. Falë partneriteteve të reja, Facebook do ta bëjë shumë më të lehtë kërkimin e veturave të reja dhe shitjeve të tyre.
Njerzit nga mbarë bota do të jenë në kontakt direkt me tregtarët dhe pronarët e veturave.
Edmunds, Cars.com, Auction123, CDK Global dhe SocialDealer janë vetëm disa nga faqet e famshme të shitjes së veturave që tani janë online në Facebook./Indeksonline/