Ky është takimi më i madh që organizohet nga fansat e Volkswagen GTI.
Numri i popullsisë në qytezën Reifnitz është 1526. Por kjo qytezë e liqenit Wörthersee në Austri për katër ditë rresht ka mbi 150,000 vizitorë të cilët janë entuziast të Volkswagen GTI, transmeton Express. Ky është takimi më i madh i fansave të Volkswagen dhe quhet Wörthersee GTI Treffen.
Ky takim ka filluar në vitin 1982 nga një aktor i cili ishte pronar i një bari lokal. Takimi i parë i mbajtur në këtë vit kishte 100 pjesëmarrës.































