T-Mobile dëshiron të marrë kryesimin në rrjetin 5G edhe pse nuk është 5G i llojit që pritet, transmeton koha.net.
Kompania telekomunikacionit, e treta më e madhja në botë, ka zbuluar planin e saj për të ndërtuar gjeneratën e ardhshme të rrjetit Wireless duke blerë radio valët nga qeveritë.
Qëllimi i rrjetit të saj 5G nuk është shpejtësia, por shtrirja e rrjetit të saj në të gjithë vendin.
Kjo është një lëvizje befasuese pasi këto lloj valësh operojnë në një lartësi më të ulët, e që janë shumë të mira për të mbuluar distanca të gjata, por që nuk do të ofrojnë rrjet super të shpejtë, sikurse që është 5G standarde.