Edhe Luis Suarez ka folur për transferimin e mundshëm të Neymarit në Paris Saint-Germain.
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez shpreson që Neymar mos të transferohet në Paris Saint-Germain.
“Do të jetë për keqardhje nëse ai largohet nga Barcelona,” tha Suarez në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Real Madridin.
“Nëse ai largohet, nuk do të ndryshojmë dashurinë tonë për të. Të gjithë duam që ai të qëndrojë, ai është një nga tre lojtarët më të mirë në botë”, ka theksuar ai.
Paris Saint-Germain thuhet se është e gatshme t’i paguaj Barcelonës 222 milionë euro për Neymarin. Ky i fundit ende nuk është deklaruar për të ardhmen. /Express/