Ish-futbollisti i Liverpool, Steven Gerrard është përfshirë në 11-shen startuese të Jurgen Kloppit për një ndeshje miqësore të përfundimit të sezonit.
Përveç Gerrard, është ftuar edhe ish mbrojtësi i të “Kuqve”, Jamie Carragher, për ndeshjen që Liverpool do ta luajë sonte në mbrëmje kundër Sydney, transmeton Express.
Dy legjendave të klubit i janë bashkuar edhe Daniel Agger dhe Steve McManaman në skuadrën e Kloppit për miqësoren për përfundimin e sezonit 2016-17.
Liverpool mbërriti në Australi sot në mëngjes.
Liverpool e ka përfunduar sezonin në Premier League në vendin e 4-t, duke e siguruar play-off-in për në Champions League./Express/