Më 6 korrik, 2009, Cristiano Ronaldo u transferua në Real Madrid nga Manchester Unitedi për një rekord botëror të asaj kohe, për 94 milionë euro.
Transferimi i Ronaldos në Madrid bëri bujë anë e mbanë botës. Atë ditë, bota e futbollit drejtoi sytë kah Bernabeu, ku u bë prezantimi i Ronaldos para 80,000 mijë spektatorëve, transmeton Gazeta Express.
Që nga transferimi i tij në Madridi, sulmuesi portugez ka shënuar 451 gola në 438 paraqitje në të gjitha garat. Ka fituar katër topa të artë, dhe katër Liga të Kampionëve, gjithsej 16 tituj të fituar me ‘Los Blancos’.
Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit me 451 gola, duke e lërë pas tij, Raul Gonzales, me 323 gola.
Pas përfundimit të stinori të kaluar, zërat për një largim të tij nga Madridi u shtuan për çdo ditë. Juventusi është favoriti kryesor për t’i marrë shërbimet e portugezit, ku thuhet se është afër marrëveshjes për një shumë prej 100 milion eurosh, me pagën prej 30 milionë eurosh për stinor. /Gazeta Express/